si_qiraja_financiare

Si funksionon qiraja financiare?

FINAL sh.a është një institucion financiar jo-bankar i specializuar në qëranë financiare . Final sh.a mundëson financimin e të gjitha llojeve të ndryshme të produkteve si elektroshtepiake, mobilje etj, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e saj që operojnë në tregun shqiptar duke iu përshtatur sa më mirë nevojave të klientëve të saj. FINAL sh.a angazhohet të plotësojë kërkesat e individëve për produkte të ndryshme në mënyrë transparente dhe të menjehershme brenda 30 minutash nga paraqitja e dokumentacionit të kërkuar.

Si të aplikoni?

Ju duhet fillimisht të zgjidhni produktin që dëshironi në një nga dyqanet tona partnere. Më pas Shitësi i Autorizuar apo Specialisti I Kredisë së Final sh.a do ju shpjegojë të gjitha kushtet dhe termat si edhe interesat dhe komisionet  që lidhen me financimin e produktit që dëshironi, dhe do ju orientojë lidhur me aplikimin.

Cfarë dokumentash duhet të paraqes në momentin e aplikimit?

Në momentin që aplikoni ju duhet të keni me vete ID ose një pasaportë të vlefshme . Më pas ju duhet të deklaroni  të gjitha të dhënat tuaja financiare lidhur me aplikimin dhe të firmosni Formularin e Aplikimit dhe Klauzolën e Pëlqimit Paraprak.

Kush mund të aplikojë ?

  • Ju që merrni pagë nga punëdhënësit tuaj aktualë ose merrni  një pension zyrtar të paguar nëpërmjet një  llogarie bankare/ ose jo.
  • Keni një tjetër burim të ardhurash, i cili është afatgjatë dhe me kontratë të sigurt (p.sh. mbështetet me dokumente juridike të tilla si kontratë qiraje etc).
  • Ju që jeni Pronarë biznesesh dhe që siguroni të ardhura nga biznesi juaj.
  • Ju që jeni rezident në Shqiperi
  • Ju që jeni të paktën 20 vjeç dhe jo më shumë se 70 vjec në momentin e aplikimit.

Është gjithashtu e rëndësishme që ju dhe një person tjetër i familjes suaj të keni numra kontakti te vlefshëm telefoni.

Si mund ta tërhiqni produktin?

Final sh.a për produkte të ndryshme ofron skema financimi dhe kushte të cilat u përshtaten më së miri nevojave tuaja. Në shumicën e rasteve ju do të parapaguani cash një shumë të vogël të cmimit të produktit. Pasi të keni bërë aplikimin ju do të kontaktoheni me telefon nga një punonjës i Departamentit te Riskut I cili do ju bëjë disa pyetje lidhur me të dhënat që ju keni deklaruar dhe situatën tuaj financiare.

Nëse gjykohet e arsyeshme aplikimi juaj do të miratohet dhe ju do të autorizoheni të tërhiqni produktin pranë dyqanit tonë partner. Aty Shitësi i Autorizuar apo Specialisti I Kredisë do ju japë kopjen e kontratës dhe planin e shlyerjes ku janë përcaktuar të gjitha këstet që ju do të paguani cdo muaj deri në shlyerjen e kredisë. Me firmosjen dhe dorëzimin në rregull të të gjithë dokumentave të nevojshme dyqani do të autorizohet nga Final sh.a t’ju dorëzojë produktin e dëshiruar.

Historiku i kredisë në regjistrin e kredive

Historiku i pagesës së kredive të mëparshme me Final sh.a ose cdo bankë apo institucion tjetër financiar është pjesë shumë e rëndësishme e vendimmarrjes për kredinë e re që ju aplikoni.
Në shumicën e rasteve, historiku I keq I pagesës, është një arsye për refuzimin e aplikimit tuaj. Megjithatë, nëse ju provoni se ka pasur nje arsye objektive që ju ka cuar në mospagimin e rregullt të këtyre kredive dhe se qëllimi juaj është të përmirsoni historikun e pagesës së kredive, ateherë kredia juaj mund të miratohet.

Si të përfitoni maksimalisht nga kjo kredi

Në mënyrë që kjo kredi e vogël dhe afatshkurtër tju sjellë përfitimet maksimale, ju duhet ta paguani atë në kohë, duke ruajtur kështu marrëdhënie të mira me Final sh.a për cdo nevojë në të ardhmen, por edhe me cdo financues tjetër që ju mund të zgjidhni në të ardhmen.