si_cash_credit

Si funksionon ?

Final sha eshte nje institucion financiar jo-bankar, I specializuar ne kredine konsumatore afatshkurter. Me keto kredi ju mund te financoni nevojat tuaja te paparashikuara.

Shuma maksimale e kredise eshte 100,000 leke.
Afati maksimal 6 muaj.

Ju mund te paguani me keste javore, dy-javore ose mujore.

Informacioni qe mbledhim nga klientet eshte shume I thjeshtuar dhe ju nuk duhet te prisni ne radhe te gjata, te pergatisni nje mal me letra apo te shqetesoheni per historikun tuaj te kredise.

Si te aplikoni

Specialistet e kredise te Final sha mbulojne zona te ndryshme ne vend. Ju mund te jepni te dhenat tuaja ne momentin qe keni nevoje per kredi, ose mund ti depozitoni keto te dhena paraprakisht dhe te merrni pergjigjen tuaj, ne se eshte e mundur qe kompania tju financoje kur ju te keni nevoje si dhe shumen e financimit.
Gjithe ky process nuk ka detyrim per ti terhequr parate dhe as kosto te tjera per ju.
Detyrimi lind vetem ne momentin qe ju terhiqni parate.

Si ti terhiqni parate

Parate mund ti terhiqni ne dy menyra:

  • Specialist I kredise jua sjell parate ne shtepi.
  • Ju keni nje llogari bankare dhe parate ju derdhen ne llogarine tuaj.

Si te paguani kredine

Ne jua lehtesojme menyren e pageses se kestit ne menyre te pabesueshme:

  • Specialist I kredise ju vjen ne shtepi per te marre kestin ne daten e caktuar.
  • Ju urdheroni banken qe nga lloagria juaj rrjedhese te paguhet sipas planit te pageses.

Kush mund te mari kredi?

Kriteret qe ju bejne te mundur marrjen e kredise jane shume te thjeshta:

  • Ju duhet te jeni mbi 22 vjec.
  • Ju duhet te jeni shtetas shqiptar qe punoni dhe jetoni ne Shqiperi.
  • Ju duhet te jeni I punesuar tek I njeti punedhenes per te pakten 90 ditet e fundit.
  • Ju duhet te keni nje numer telefoni te vlefshem.
  • Ju duhet te keni nje kontakt tjeter brenda familjes tuaj.
  • Ju duhet te keni te ardhura te mjaftueshme per te paguar kredine tuaj.

Historiku I kredise ne regjistrin e kredive

Historiku i pageses ne kredite e meparshme me Final sha ose cdo banke dhe institucion tjeter financiar eshte pjese shume e rendesishme e vendimmarrjes per kredine e re.
Ne shumicen e rasteve, historiku I keq I pageses, eshte nje arsye per refuzimin e aplikimit tuaj. Megjithate, ne se ju provoni se ka pasur nje arsye objective qe ju ka cuar ne mospagim te rregullut te ketyre kredive, dhe se qellimi juaj eshte te permirsoni historikun e pageses se kredive, atehere, kredia juaj miratohet.

Si te perfitoni maksimalisht nga kjo kredi

Ne menyre qe kjo kredi e vogel dhe afatshkurter tju sjelli juve perfitimet maksimale, ju duhet ta paguani ate ne kohe, duke ruajtur keshtu marredhenie te mira me Final sha per cdo nevoje ne te ardhmen, por edhe me cdo financues tjeter qe ju mund te zgjidhni ne te ardhmen.

Si mund tju ndihmojme

Punonjesit e Final sha ne Drejtorine e pergjithshme por edhe ata qe mbulojne zonen tuaj do te jene gjithmone te gatshem qe nepermjet telefonit ose dhe vizites prane zyrave dhe agjensive tona, ti pergjigjemi pyetjeve dhe interesimit tuaj.

Thelbi i kredive afatshkurtra

Final sha jep kredi ne shuma te vogla dhe afate shume te shkurtera te cilat duhet te perdoren ne menyre shume te pergjegjshme nga ana juaj.
Final sha eshte e angazhuar qe ju te trajtoheni ne menyre korrekte dhe ne perputhje me kuadrin ligjor ne Shqiperi.

Ne ju keshillojme qe ju ti perdorni keto kredi vetem ne rast se vertet keni nevoje per to dhe per afate sa me te shkurtera, dhe ne cdo rast te beni perpjekjet maksimale per ti paguar brenda afatit

Norma efektive e Interesit dhe komisionet

Kredia Cash eshte nje kredi e cila nuk ka asnje lloj komisioni. Per kete arsye, norma efektive e interesit eshte e barabarate me interesin vjetor.

Interesi mujor varion nga 6% deri ne 10%. Keto norma interesi jane me te larta se format e tjera te kredive konsumatore per shkak se ato duhet te paguhen brenda nje afati sa me te shkurter.